Futboll

FC Drita në shifra e fakte gjatë stinorit vjeshtor

Pas përfundimit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në Futboll, FC Drita, ekip nga Gjilani është radhitur në pozitën e dytë me 34 pikë të tubuara, një më pak se Gjilani që është në pozitën e parë dhe një më shumë se Ballkani, që është në pozitën e tretë, shkruan kryelajmi.com.

FC Drita, nga 54 pikë të mundshme, ka marrë 34 pikë, apo 62,96 përqind të pikëve. Gjatë gjysmëstinorit të parë, Drita ia doli që në portën e kundërshtarëve të shënojë 23 herë, kurse portieri i tyre Faton Maloku 10 herë nxori topin nga rrjeta. Ajo pati 10 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje. Duhet cekur se ekipi kaltër e bardhë nga ndeshjet e luajtura në fushë të vet, nëntë sosh, ia doli që të tubojë 18 pikë, duke arritur 5 fitore, 3 barazime dhe vetëm një humbje. Si vendase, Drita shënoi 11 herë dhe pësoi 4 herë. Nëse merren për bazë ndeshjet e zhvilluara si vendase më e mirë se Drita ishte vetëm ekipi i Ballkanit nga Suhareka, që kishte bilanc më të mirë.

FC Drita ishte shumë e mirë edhe në ndeshjet e zhvilluara si mysafire, ku ka arritur 5 fitore, një barazim e 3 humbje, duke grumbulluar 16 pikë, nga 27 të mundshmet. Më të mirë se Drita ishin vetëm Llapi dhe Gjilani, që kishin fituar nga një pikë më shumë. Ekipi i Dritës si mysafire ka shënuar 7 gola dhe ka pranuar 4 gola.

Golashënuesi më i mirë i Dritës në stinorin vjeshtor ishte verio-maqedonasi Marko Simonovski i cili ka shënuar 6 herë i pasuar nga Ardit Tahiri që ka shënuar 4 herë, Almir Ajzeraj e Arbnor MUja që shënuan nga tri herë. Astrit Fazliu e Hamdi Namani kanë shënuar nga 2 gola.

Drita pozitën e dytë, menjëherë pas Ballkanit e zë edhe sa i përket paprekshmërisë së rrjetës, ngase portieri i tyre Faton Maloku në 10 ndeshje fare nuk ka pranuar gol.

Kryelajmi.com

You Might Also Like