Futboll

“Intelektualët” kërkojnë që të hapen stadiumet për tifozëritë

Duke parë zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe në rajon, duket vërtetë e pa kuptimtë të hapet gjithqka dhe vetëm stadiumet jo .

Stadiumet në Kosovë nuk i plotsojnë kushtet dhe për këtë jemi të vetëdishëm si tifogrup , por me një numër të kufizuar tifozësh apo vetëm me prezencën e grupimeve tifozërike, besojmë se mund të arrihet një zgjidhje, së paku për këto ndeshjet e fundit shum interesante të këtij sezoni.

Ne nuk do të ndalemi asnjëherë gjithsesi, ne do të marim çdo hap që mendojmë se është i drejtë për t’i qëndruar mbrapa klubit dhe ngjyrave tona dhe nuk e lejojmë askënd që të na ndalojë shtëpinë tonë , sepse ne do jemi për DRITËN në qdo kohë .

Por, mos luani me ndjenjat e tifozëve , nëse janë hapur të gjitha pse jo dhe stadiumet? Nuk e kemi asnjë shpjegim për këtë dhe kërkojmë që kjo të ndryshoj, sepse edhe futbolli pa tifoz dhe tifozëri nuk është futboll por thjeshtë industri biznesi!

Andaj iu drejtohemi gjitha organeve kompetentete, që të marin masa dhe mos të luajnë me ndjenjat tona e tifozëve, por të respektojnë pasionin dhe dashurinë që ata çdoherë kanë shfaqur, duke mos ia ndaluar askujt të shoh atë për çfarë jeton!

Intelektualët 1998
Gilan

You Might Also Like