Futboll

FC DRITA vazhdon të mbetet klubi më i mirë nga Kosova në Evropë

Në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, UEFA, klubi FC DRITA vazhdon të mbetet klubi me pozitën më të mirë nga Kosova.
FC DRITA rradhitet e 254-ta me koeficient 5000, duke e konfirmuar edhe njëherë se FC DRITA vazhdon të jetë një nga klubet shqiptare me pozitën më të lartë në renditjen evropiane për klube.
Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme, DRITA në pjesëmarrjet në garat evropiane në edicionin 2018/19 grumbulloi 1500 pikë (pozita 372), 2000 pikë në garat e edicionit 2020/2021(pozita 296) dhe 1500 të tjera në pjesëmarrjen 2021/22 (pozita 246).
Ecuria e klubit dhe skuadrave kosovare ka ndikuar edhe në renditjen e Kosovës, duke e ngritur atë për 4 shkallë në pozitën e 39-të, me 8 mijë e 167 pikë.
Falë paraqitjeve tona të mira në edicionin garues 2022/23, Kosova do të paraqitet me 4 ekipe në garat evropiane: kampioni, fituesi i Kupës, vendi i dytë dhe vendi i tretë në Superligë.

You Might Also Like