Futboll

Ferizaj nuk njeh kundërshtarë në shtëpi, mposht edhe Dritën

Me synime krejtësisht të kundërta, Ferizaj për mbijetesë e Drita për titull, këto dy skuadra janë përballur në Stadiumin me Bari sintetik në Ferizaj, e ku në pjesëlojën e parë Drita ka shpërdoruar shumë raste, për t’u përmbyllur pjesëloja e parë me rezultat të barabartë 0:0.

Me të  nisur pjesëloja e dytë, Ferizaj, në minutën 47, pas një goditje të lirë të Nafiut, Abdul e zgjati topin duke e dërguar në krahun e djathtë, ku ishte mbrojtësi i Ferizajt, Antonio Ilijeski, i cili e dërgoi atë në rrjetë.

Në minutën 81, pas një harkimi nga këndi të shkurtuar dhe pas harkimit në brendi, veton Tusha arriti të barazojë rezultatin në 1 me 1, por me t’u nisur nga mesi i fushës, pas një shpërqendrimi të mbrojtjes së Dritës, Gligorov shpërtheu nga e djathta dhe e gjeti zëvendësuesin Jusufi në mes, i cili me gjuajtja të saktë qëlloi këndin e poshtëm të Malokut, për të rikthyer epërsinë 2:1.

Deri në fund Drita nuk ia doli që së paku të barazojë e fitoren e radhës ekipi gjilanas do t’a pres ndaj Llapit, me të cilin ndeshet në xhiron e radhës. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like