Gjilan

FERMERËT E DISKRIMINUAR NGA SHTETI, PËRKRAHËS TË MËDHENJ TË REFERUNDIMIT TË 14 SHKURTIT

Sot, kandidatët për deputetë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Luan Aliu dhe Alban Hyseni vizituan fermerët Resmi Arifi, Sabedin Selimi dhe Shemsedin Arifi në fshatin Shillovë, ku dëgjuan shqetësimet kryesore që i preokupojnë ata. Fermerët në fjalë deklaruan se mbështetja e institucioneve nuk ka ekzistuar deri më tani, sepse ndarja e subvencioneve po bëhet vetëm me libreza partiake.

Luan Aliu premtoi se përzgjedhja e përfituesve të subvencioneve me libreza partiake, do merr fund me Qeverinë Kurti.
Ndërsa Alban Hyseni theksoi se zgjidhja e problemeve të fermerëve nuk është trajtimi individual. Duhet të krijojmë mekanizma institucional përmes të cilave ne i njohim e dijmë problemet e tyre dhe ofrojmë zgjidhje për to.

Barazia e drejtësia janë parimet me të cilat duhet e do të qeveriset.

Krejt dhe Drejt Referendumit!

You Might Also Like