Shkruan: Bilall Maliqi, shkrimtar
FESTË KULTURORE NË PRESHEVË
SHFAQET PREMIERA E DRAMËS “VDEKJE E HIJSHME” (HASANA DHE ÇIKA POTURESHË) TË AUTORIT MEXHID MEHMETI
Në sallën e madhe të shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, mbrëmë u shfaq premiera e dramës “VDEKJE E HIJSHME” (HASAN AGA DHE ÇIKA POTURESHË) e shkrimtarit, Mexhid Mehmeti, në regji të Kastriot Saqipit.
Kjo Premierë zgjoi interesim të jashtëzakonshëm te dashamirët e artit preshevar dhe më gjerë, kjo u pa, kur salla e madhe, u stërmbush me publikun e Preshevës.
Përveç publikut preshevar, pati mysafirë nga Gjilani, Gjakova, Ferizajt, Prishtina, Kumanova, Shkupi, Bujanoci dhe Medvegja, të cilët u mahnitën me publikun e Preshevës, me diciplinën e saj, e cila tregoi kulturë të jashtëzakonshme dhe disa herë u “shpërblye” me duartrokitje të mëdha nga publiku, sepse vërtetë e meritonin aktorët që dhanë maksimunim e tyre, që kjo premierë ta arrijë vlerën e lartë, dhe kjo vlerë padyshim se është arritur, sepse, regjisori, ka punuar mjaft me këta aktorë, profesionistë, të cilët kanë treguar kudo dhe ngado vlerë në paraqitjet e tyre skenike.
I pranishëm në Premierë ishte edhe auori i dramës, shkrimtari, Mexhid Mehmeti, i cili u nda shumë i kënaqur me shfaqjen, dhe nderin që i bëri drejtori, Kujtim Sadriu dhe stafi i Shtëpisë së Kulturës & Teatri i Preshevës. Në mesin e të ftuarve, ishin edhe kryetarë partish politike nga Presheva dhe më gjerë.
Në premierë luajtën këta aktorë:
Artan Ibishi
Blerina Veseli
Safete Mustafa
Emine Toska
Gani Veseli
Valon Nuhiu
Bleron Hevziu
Nxënësit:
Viola Rustemi
Elda Qerimi
Erza Selimi
Maida Avdiu
Fetije Jashari
Lendi Aliu
Arlind Fejzullahu
Që nga prologu deri tek epilogu, nuk pati asnjë ramje të vlerës nga aktorët, por ata treguan njëmend vlerë dhe profesionalizëm të theksuar, gjë që, kjo Premierë do të mbahet gjatë në kujtesën e preshevarëve dhe të tjerëve si një realizim i arrirë si nga ana e tekstit të autorit, i cili tekst është shkruar këtu e 26 vite më parë, po ashtu edhe nga kontributi i aktorëve në skenë.
Në fund të Premierës, drejtori i institucionit, shkrimarit Mexhid Mehmeti i ndau Titullin: Mjeshtër i penës.
Vlen të theksohet, se kjo është Premiera e parë e realizimit të kësaj drame vendore, pasiqë ngjarja është e vërtetë dhe ka ndodhur pikërisht në vendlindjen e autorit, në Zhunicë të Preshevës, dhe madhështia e krejt kësaj është se për herë të parë po luhet në Preshevë, edhe pse me vonesë, por siç thotë populli “ Më mirë vonë se kurrë”.