Festim Shkodra zgjedhet anëtar i Këshillit Drejtues të Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës
Festim Shkodra, profesor i matematikës në Gjimnazin Natyror « Xhavit Ahmeti » në Gjilan është zgjedhur anëtar i Këshillit Drejtues të Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës.
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (ShMK), më datën 26 dhjetor 2020, mbajti Kuvendin e Rregullt të Anëtarëve. Në këtë takim, përveç tjerash, u prezantuan aktivitetet kryesore gjatë periudhës dy vjeçare (2019-2020). Gjatë këtij takimi, Dr. Armend Shabani u zgjodh edhe për një mandat kryetar i ShMK. Po ashtu, Kuvendi i Anëtarëve ka zgjedhur edhe anëtarët e Këshillit Drejtues të ShMK.
Anëtarët e Këshillit Drejtues: Rexhep Gjergji, Muhib Lohaj, Ramadan Limani, Kajtaz Bllaca, Bleron Baraliu, Eliot Bytyçi, Valmir Krasniqi, Valdete Rexhbeqaj dhe Festim Shkodra.
Pas zgjedhjes në këtë detyrë me rëndësi, profesori Festim Shkodra ka theksuar se për të, të jesh anëtar i Këshillit Drejtues të Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës (ShMK-së) është nder, përgjegjësi dhe obligim për angazhim dhe punë edhe më të madhe në të ardhmen.