Futboll

FFK: Urime FC Drita kualifikimi në raundin e dytë të Champions-it

FC Drita shkruan një faqe të re në historinë e futbollit të Kosovës. Klubi gjilanas kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, duke u bërë skuadra e parë kosovare që arrin një sukses të tillë në garën më prestigjioze të futbollit evropian.

Arb Manaj shkëlqeu me dy gola,derisa Veton Tusha me një gol në ndeshjen e kthimit kundër Differdange në Luksemburg (3:2), duke vulosur fitoren dhe kualifikimin e merituar për Dritën, me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Përgëzime për futbollistët, trajnerët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët “Intelektualët” për këtë arritje të madhe.

FC Drita dëshmoi edhe një herë kualitetin dhe karakterin si një kampione e vërtetë

Kjo është një fitore e madhe për klubin, për qytetin dhe për gjithë futbollin tonë. Njëherësh është tregues i qartë i rritjes së vazhdueshme të futbollit kosovar.

Urime dhe suksese në raundin e dytë kundër skuadrës së njohur daneze, FC Copenhagen.

You Might Also Like