Futboll

Drita sërish shënon fitore

Drita – Besa 3-1

– Mbyllet ndeshja!

+3 minuta shtesë!

90′ Erion Morina (Bes) ndëshkohet me karton të verdhë!

85′ Ardian Limani (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

80′ Zëvendësim te Drita: Sosa Irogue inkuadrohet në vend të Kastriot Rexhës.

78′ Zëvendësim te Drita: Drilon Islami inkuadrohet në vend të Astrit Fazliu.

70 Zëvendësim te Besa: Dren Idrizi inkuadrohet në vend të Bekim Maliqit

68′ Ilir Blakçori (Dri) gjuan me volej brenda zonës, por topi shkon jashtë portës.

67′ GOL! Bujar Shabani (Dri) pasi shërbehet bukur nga Betim Haxhimusa e dërgon topin drejt rrjetës me kokë 3-1.

65′ GOL! Ardi Hajdini (Bes) gjendet bukur brenda zonës dhe realizon për ta ngushtuar rezultatin 2-1.

62′ Zëvendësim te Besa: Boiken Shala inkuadrohet në vend të Diellor Besenit.

57′ Zëvendësim te Drita: Bujar Shabani inkuadrohet në vend të Erjon Vucajt.

47′ Xhevdet Shabani (Dri) gjuan nga ndërprerja, godet traversën.

– Starton pjesa e dytë!

* Zëvendësim te Besa: Guri Hana inkuadrohet në vend të Diar Halilit.

– Mbyllet pjesa e parë!

+2 minuta shtesë!

34′ Kastriot Rexha (Dri) gjuan me kokë, mbi portë.

20′ Erjon Vucaj (Dri) gjuan nga jashtë zonës, por pret Agron Kolaj.

20′ Astrit Fazliu (Dri) gjuan me gjysmë volej brenda zonës, por pret me sukses ‘gardiani’ Agron Kolaj.

15′ GOL! Xhevdet Shabani (Dri) gjuan zhagas nga ndërprerja dhe realizon një super gol për 2-0.

14′ Diar Halili (Bes) ndëshkohet me karton të verdhë!

10′ Xhevdet Shabani (Dri) harkon rrezikshëm brenda zonës, por Agron Kolaj e dëbon topin për të shpëtuar gol të sigurt.

05′ GOL! Xhevdet Shabani (Dri) gjuan me të majtën brenda zonës dhe realizon për 1-0.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Ajzeraj, Limani, Cuculi, Blakqori, Namani, Vucaj, Fazliu, Xh.Shabani, Haxhimusa, Rexha. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Besa: Kolaj, Ajdini, Rajovic, Halili, Maliqi, Salihu, Sheqerolli, Brruti, Syla, Qorri, Tahiri. Kryetrajner: Leotrim Krasniqi

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Granit Hyseni, Bajram Kabashi, Arben Halilaj

Stadiumi i qytetit – Gjilan

You Might Also Like