Futboll

Fidan Gërbeshi i Dritës dënohet me tri ndeshje moslojë

Fidan Gërbeshi, mbrojtës i Dritës do të “pushojë” në tri ndeshjet e ardhshme të ekipit të tij. Ai është ndëshkuar me karton të kuq pak para se të përfundonte ndeshja, kur ishte shkaktuar një tollovi dhe një kacafytje në mes të lojtarëve. Ja vendimi i Komisionit Diciplinor:

FIDAN  GËRBESHI; lojtar i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani  me numër të ID kartelës;  000642M85 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  4, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje drejtuar lojtarëve të ekipit kundërshtar) gjatë ndeshjes së javës së; XVIII-të , të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – GJILANI e zhvilluar me datë 16.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan, DENOHET me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e  Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores  disiplinore neni  40 paragrafi 1 pika  4.

Mund të dënohet edhe KF Drita shkaku i hedhjes së fishekzjarrëve në fushë. Ja vendimi:

KF “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XVIII-të të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – GJILANI  e zhvilluar me datë 16.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan (sjelljet e gabuara të spektatorëve  nikoqir;  hedhje  e gjësendeve  dhe flakadanëve në fushë minutat; 65,71,84  dhe 90+)  i HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave në bazë të Rregullores  Dsiplinore neni 32 paragrafi 1. Kërkohen  raportet plotësuese nga zyrtari i klubi të futbollit “Drita “ nga Gjilani për atë  ndeshje. Afati date 21.02.2019.

You Might Also Like