Në territorin e Komunës së Vitisë kanë filluar korrjet dhe shirjet e grurit për këtë sezon bujqësor.
Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin e Bujqësisë, Naim Pira, dhe drejtorin e Inspeksionit, Halil Musliu, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë vizituar nga afër punimet në terren, duke parë për së afërmi ecurinë e fushatës së korrje-shirjeve.
Sipas vlerësimeve të para, rendimentet po sillen rreth 4,000 kg për hektar. Aziz Zuka