Bujqësi

Komuna e Vitisë përkrah ngritjen e plantacioneve të arrës

Komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë sot shpërndarjen e fidanëve të arrës për 10 përfitues. Në këtë donacion nga ana e komunës përfshihet për secilin përfitues nga 145 fidane të arrave, rezervuar të ujit me kapacitet 2000l si dhe sistem të ujitjes pikë-pikë.

Në ceremoninë e pranim dorëzimit të këtyre fidanëve dhe të sistemit të ujitjes i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili foli për mbështetjen e vazhdueshme të komunës së Vitisë për fermerët vitias për të gjithë sektorët përfshirë edhe pemëtarët. Ai tha se qeverisja lokale në Viti, mbetet e përkushtuar që ti mbështes ata duke përmendur edhe përkrahjen që ju është bërë fermerëve, bletarëve, pemëtarëve gjatë këtij viti dhe atë edhe me mekanizëm të ndryshëm bujqësorë. I pari i Vitisë, tha se qeverisja e tij do të vazhdoj ti përkrahë qytetarët vitias që dëshirojnë të punojnë në fushat e ndryshme të bujqësisë dhe pemëtarisë. Duke folur për fidanët dhe të sistemin e ujitjes, ai potencoi se kultivimi i arrave është mjaftë profitablile dhe i kërkuar edhe në treg. I pranishëm në pranim dorëzim ishte edhe një ekspert i kultivimit të arrave i cili i njoftoj të pranishmit se lloji i arrave që është blerë nga ana e komunës është shumë profitablie që sjellë rendimente të mira duke i njoftuar ata edhe për mënyrën se si duhet të mbillen ato. Përndryshe përfituesit kanë participuar me 20% të vlerës.

You Might Also Like