Vitia seriozisht e ka marrë kampionatin dhe mëtimin e saj për inkuadrim në rang më të lartë të garave. Ekipi që drejtohet nga Milaim Zuzaku, në ndeshjen si mysafir ka fituar në Prishtinë ndaj Ramiz Sadiikut me rezultat 0:1 dhe seriozisht po lufton për pozitën që siguron ndeshje të barazhit.
Dy ekipet tjera nga Anamorava, që kanë luajtur këtë të shtunë janë mposhtur nga kundërshtarët e tyre.
Vllaznia e Pozharanit ka humbur me rezultat 2:1 nga Onix, kurse Kika e Hogoshtit u mposht 2:0 nga Vllaznimi i Gjakovës.
Të dy ekipet edhe Vllaznia edhe Kika janë të rrezikuar për rënie nga liga.
Rezultatet:
2 Korriku – Istogu 3:1
Fushë Kosova – Arbëria 0:0
Vëllaznimi – Kika 2:0
Onix – Vllaznia 2:1
Ramiz Sadiku – Vitia 0:1