Futboll

Do të mundohemi ta kualifikojmë Kosovën në “Main Round”

Meriton Salihu: Do të japim gjithçka nga vetja ta kualifikojmë Kombëtaren në “Main Round”

Kombëtarja e Kosovës në futsall në garat kualifikuese për Kampionatin Botëror do të ballafaqohet në Grupin C me Armeninë, Bullgarine e Skocinë, në fillim të muajit prill ku ndeshjet do të zhvillohen në shtetin e Bullgarisë. Edhe pse do të jetë mjaft vështirë, pasi vetëm dy skuadrat e para të çdo grupi do të kualifikohen në “Main Round”. Njëri ndër futbollistët më të mirë tek “Dardanët”, Meriton Salihu është mjaft optimist, Salihu mbron ngjyrat e skuadrës Zvicrane, Futsall Minerva. “Nuk ka dyshim se grupi është mjaft i fortë por me ardhjen e përzgjedhësit Simitgjiu punët janë duke shkuar mirë dhe besoj shumë në punën e tij profesionale. Në radhët e kombëtares tonë kemi futbollist mjaftë të mirë, jemi një grup shumë i mirë ku japim gjithçka nga vetja për të mirën e futbollit të Kosovës, shpresoj se në këto lojëra edhe pse do të jetë vështirë do t`ja arrijmë qëllimin që të kualifikohemi në “Main Round”, për të vazhduar garat më tutje”, është shprehur futbollisti Salihu. Toni siç e thërrasin të gjithë, shpreson se këto kualifikime do të jenë një sprovë edhe më e madhe për karrierën e çdo futbollisti. “Shpresoj se do të kemi ndeshje kontrolluese dhe grumbullime më të shpeshta me kombëtaren për tu forcuar në mënyrë tekniko-taktike, por jam shumë i sigurt se çdo futbollistë në kombëtaren e Kosovës do të jep më të mirën e tij”. Meriton Salihu ka edhe një dëshirë jetësore për të mirën e futbollit të Kosovës “Ëndrra ime është që flamurin e shtetit të Kosovës ta ngrisim lartë, të tregojmë se jemi njerëz të zot e të talentuar, por vetëm së bashku mundemi t`ja arrijmë qëllimin e këtë shteti i Kosovës e meriton pasi që ne kemi gjakun e të pareve tanë të këtij vendi pa marrë parasysh ku jetojmë e veprojmë dhe do të japim gjithçka nga vetja për ta bërë popullin e Kosovës krenar”.

You Might Also Like