Gjilani ka patur paraqitjen më të mirë në këtë gjysmëstinor, duke qenë shumë më e mirë se Prishtina e Re në ndeshjen që është luajtur në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Pas një mbizotërimi në fushë, Gjilani ka ardhur në epërsi në minutën 23 me një veprim maestral të Edi Bashës. Sulmuesi I krahut që ka shpërthyer nga e majta me një veprim mashtrues vuri në lajthitje mbrojtësit dhe e me një gjuajtje të saktë me të majtën e ka qëlluar këndin e epërm të portës së Smakiqit.
Nuk kanë shkuar as pesë minuta dhe Basha sërish ka shënuar, por kësaj here nga afërsia dhe në anën e majtë, ngase shumë mirë më herët është shërbyer nga bashkëlojtarët e tij.
Në minutën 36 shënoi edhe Senad Jaroviq edhe ky nga e njëjta pozitë, pasi është shërbyer nga bashkëlojtarët e tij.
Krejt në fund të pjesës së parë, Prishtina e re ia ka dalë që të ngushtojë rezultatin në 1:3 me anë të sulmuesit të tyre Gomes, që nga afërsia shënoi për të ngjallë shpresat e ekipit të tij.
Me të nisur pjesëloja e dytë, Gjilani sërish ka rrezikuar me një gjuajtje nga largësia nëpërmjet Boshnjakut, mirëpo topi për pak shkoi mbi portë. Më pas Gjilani uli ritmin e lojës ngase rezultatin e kishte të favorshëm. Në minutën 79, Gjilani rrezikoi edhe me Prapashticën që shpërtheu nga e majta dhe gjuajti, por portieri Smakiqi e priti këtë gjuajtje. Në minutën 83 Snakiqi priti gjuajtjen e Thaqit e një minutë më pas edhe të Taipit që gjuajti me kokë.
Krejt në fund pas një ndërhyrje nga prapa të Krivanjevës ndaj Berishës, pas shikimit në VAR gjyqtari dha penalti, të cilën në gol e shndërroi Berisha për 3:2./kryelajmi.com/.





