Futboll

Fitore e madhe e Gjilanit në udhëtim

SC Gjilani ka shënuar fitoren e tretë radhazi dhe seriozisht ka hyrë në valle për pjesën e epërme të tabelës, duke mëtuar që sivjet të dalë në Evropë.

Ferizaj dhe Gjilani kanë zhvilluar një pjesë të parë, e cila është karakterizuar me shumë kartonë të verdhë, që i kanë marrë ekipet e dy palëve, kurse rezultati është zhbllokuar shumë herët, kur nga një goditje dënimi, në mënyrë mjeshtërore Armend Thaqi ka qëlluar këndin e epërm të majtë të portës vendase për rezultatin 0:1.

Ekipi mysafirë është mbajtur mirë deri në minutën 40, kur Oguns dhe një gjuajtje të saktë për 1:1.

Në minutën 54 Ferizaj pati rast ideal, kur sulmuesi i tyre Oguns iu shmang edhe portierit Kolaj, por që Astrit Thaqi u kthye dhe e priti gjuajtjen e tij.

Në minutën 59, Albin Prapashtica ka mundur të bëjë më shumë kur mori një top në brendi, por gjuajtja e tij për pak shkoi jashtë shtyllës së majtë.

Në minutën 60, Gjilani organizoi një sulm shumë të mirë, kur Blerim Morina shërbeu Armend Thaqin në të djathtë, i cili harkoi me të parën, kurse në brendi u gjet Senad Jaroviq që me urti futi topin në rrjetë për 1:2.

Ekipi kuq e bardhë deri në fund të ndeshjes diti të ruajë rezultatin dhe me plot meritë shënoi fitore. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like