Futboll

SC Gjilani nis përgatitjet, mungojnë tre lojtarë

Sport Club “Gjilani” ka filluar edhe zyrtarisht me fazën përgatitore për stinorin pranveror të kampionatit. Në kampin e ‘kuqebardhëve’ kanë zbarkuar të gjithë futbollistët në përjashtim të mbrojtësit Jackson Ferreira, i cili pritet të arrijë gjatë ditës dhe dy futbollistëve nga Bregu i Fildishtë, Aziz dhe Razak Keita, raporton Gazetasheshi.com.

Futbollistëve afrikan u është dhënë leje për të qëndruar në vendlindjen e tyre dy ditë më shumë për shkak të largësisë me familjen e tyre.

Gjithsesi pjesa tjetër e skuadrës është vënë nën ‘komandon’ e trajnerit Bylbyl Sokoli.

“Skifterat” priten që fazën përgatitore ta zhvillojnë në Shqipëri, megjithëse ky informacion ende nuk është konfirmuar dhe mund të ketë ndryshim plani.

Gjithashtu drejtuesit e klubit janë duke punuar intensivisht në afatin kalimtar të janarit të forcojnë organikën e tyre me futbollistë në reparte të ndryshme.

Gjilani nisi fazën përgatitore me 5 janar, ndërkohë ndeshjen e parë në pranverë do ta zhvillojë në kuadër të 1/8 së finales në DigitAlb Kupën e Kosovës më 10 shkurt.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like