ARSIMI

Fizikanti Jon  /Bekim/ Syla nga Pozharani pranohet për të studiuar në Harvard

Fizikanti Jon  /Bekim/ Syla nga Pozharani pranohet për të studiuar në Harvard.

Se në qytezen e Pozharanit komuna e Vitisë gjithnjw ka pas talent të rrall thuajse të të gjitha profileve dhe lëmive, dëshon edhe rasti më I ri për të cilin u bë me dije këto ditë.Kështu, pjesëtari i Institutit Atomi, Jon /Bekim/ Syla, nga Pozharani është pranuar në Harvard për të studiuar fizikë dhe neuroshkencë.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti në fjalë përmes Facebook-ut, ku thotë se ky sukses është rezultat i potencialit të Sylës, i talentit dhe punës së palodhshme.

“Veç këtyre, ky sukses i Jonit do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme profesionale”, thuhet tutje nga Instituti Atomi.E ne I dëshirojm shendet dhe suksese në vazhdimësi ./Aziz Zuka

You Might Also Like