Fjolla Shabani, volejbolliste e njohur gjilanase sërish do të kthehet tek KV Drita. Lajmi është bërë i ditur nga klubi bardh e kaltër nga Gjilani, i cili ka nisur me përforcime të mëdha pas mbylljes së kampionatit.
Në faqen zyrtare të KV Drita në gjuhën angleze është shkruar: „She’s back home“ (Ajo është kthyer në shtëpi), që le të nënkuptohet se ajo është kthyer te KV Drita. /kryelajmi.com/.