Filmi nga Kosova “Luaneshat e Kodrës”, do të jetë filmi i parë i gjatë që do ta shfaqë premierën në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë në Kanë, kurse një ndër rolet kryesore në këtë film e ka aktorja gjilanase Flaka Latifi, e cila po dëshmon talentin e saj, duke paralajmëruar një karrierë të bujshme si aktore.
Në lidhje me këtë të arritur me një postim të tijin është paraqitur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Kosova bën edhe njëherë histori me përfaqësimin e parë në garën më të rëndësishme për kinematografi në Kanë me filmin “Luaneshat e Kodrës” nga regjisorja jonë Luàna Bajrami.
Luana me veprimtarinë në film është dëshmi që kreativiteti i rinisë sonë është një prej aseteve më të fuqishme të vendit tonë, që i japin shpirt dhe frymëzim shoqërisë te ne dhe aktivisht e denjësisht e përfaqësojnë Kosovën në garë krah për krah me të gjithë akterët e botës në çdo rrafsh artistik e profesional.
Filmi i nominuar për garë me filma tjerë shpalos tregimin diku në një fshat të vogël në Kosovë, ku tri të reja shohin se si ëndrrat dhe ambiciet e tyre po u mbyten. Kërkimin e tyre për pavarësi asgjë nuk mund ndalojë: ka ardhur koha për luaneshat të ulërojnë. Ky është rrugëtimi që na e sjellë Luàna Bajrami përmes filmit të parë të saj. ‘Luaneshat e Kodrës’ do të jetë filmi i parë kosovar i metrazhit të gjatë që do ta shfaqë premierën në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë, atë të Kanës.
‘Luaneshat e Kodrës’ është bashkëprodhim i Kosovës me Francën, me producente Valbona Rrahmanin, dhe bashkëproducent Pascal Judeleëicz.
Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe prodhuar nga OrëZanë Films (Kosovë), Vents Contraires (Francë), dhe Acajou Productions (Francë).
Në rolet kryesore luajnë Flaka Latifi, Uratë Shabani, Era Balaj, Andi Bajgora dhe Luàna Bajrami. Premiera do të shfaqet në kuadër të programit Director’s Fortnight të Festivalit të Kanës.