ZGJEDHJET 2025

Florina Jerliu, kandidatja femër më e votuar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës sipas rezultateve momentale

Në bazë të rezultateve preliminare të deritanishme, Florina Jerliu po rezulton të jetë kandidatja femër më e votuar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kuvendin Komunal.

Ajo ka grumbulluar 338 vota, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ-ja. Nga 133 vendvotime gjithsej, deri më tani janë numëruar 88, që përbëjnë 66,17% të totalit. Kjo performancë e vendos Jerliun ndër emrat më të spikatur të kësaj gare, duke dëshmuar mbështetjen e madhe që ajo gëzon në elektoratin e LDK-së.

You Might Also Like