Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim udhëheqësit e Fondacionit Kosovë-Luksemburg, me të cilët ka biseduar rreth vazhdimit të projekteve, si dhe planifikimin e tyre për vitet në vijim. Haliti dhe drejtori menaxhues i Fondacionit Kosovë-Luksemburg, Fisnik Beqiri, kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për ndryshimin e kohëzgjatjes së marrëveshjes nga 31 dhjetori 2019 deri më 31 dhjetor 2020. Kryetari Haliti, në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, ka falënderuar përfaqësuesit e këtij fondacioni për kontributin dhe bashkëpunimin tejet të mirë që kanë pasur, në realizim të projekteve të deritanishme, si dhe ka premtuar se do të vazhdoj bashkëpunimin edhe më tej.