Viti

Foto kur Nënë Tereza kishte qëndruar në Sllatinë të Poshtme të Vitisë

 

Një foto në të cilën është shfaqur Gonxhe Bojaxhiu – nëna Terezë është publikuar dhe po konsiderohet historike për Sllatinën e Poshtme të Komunës së Vitisë.

Sipas Ismet Rashitit, më datë 12 gusht 1927 e shenjta Nënë Tereza, rrugës nga Ferizaj për në Letnicë, ka qëndruar për  disa moment në  fshatin Sllatinë e Poshtme të Vitisë. Këtë e dëshmon fotoja e ruajtur dhe e përcjell gjeneratë pas gjenerate.

Në këtë foto, nëna Terezë ishte 17- vjeçare, ajo është me bluzë të bardhë me dorë në bel.

You Might Also Like