Sportet luftarake

Kryetari Haliti priti në takim boksieren vitiase, Djellza Ahmeti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti  dhe Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport,  kanë  pritur sot në takim boksieren vitiase, Djellza Ahmeti.  Me këtë rast Kryetari Haliti e ka përgëzuar atë për suksesin e arritur, konkretisht për vendin e dytë që e ka marrë  në turnirin  Ballkanik që është mbajtur vitin e shkuar në Durrës së Shqipërisë dhe atë në kategorinë prej 63 kilogram për femra. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, mbetet e  përkushtuar të mbështes sportistët vitias duke potencuar se ata po krijojnë edhe kushte për zhvillimin e disiplinave të ndryshme sportive duke përmendur edhe  ndërtimin e palestrës sportive në Viti.  Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë edhe Përgjegjësi për Sport e Rini në Komunën e Vitisë,  Emrush Azemi.

You Might Also Like