Futbollistët e FC Prishtina dhe SC Gjilani bashkërisht i kanë dhënë forcë futbollistit Oltion Bilalli i cili një javë më parë në ndeshjen Gjilani – Malisheva kishte pësuar një lëndim të rëndë dhe po shërohet në qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
“Forca Olti, të gjithë jemi me ty!”, është shkruar në transparentin mbështetës, të cilin e kanë mbajtur lojtarët e Prishtinës edhe atë të Gjilanit.
Ndryshe, në këtë ndeshje, që është zhvilluar në Stadiumin “Fadil Vokrri” Gjilani ka ngadhënjyer me rezultat 2:1. Golin e parë që e ka shënuar Edison Kqiku, i është dedikuar lojtarit të lënduar Oltin Bilalli, derisa edhe e tërë fitorja i është kushtuar këtij lojtari, që tashti e ka marrë veten dhe po shërohet suksesshëm. /kryelajmi.com/.