Futboll

Futbollisti i FC Drita ftohet nga Alain Giresse

Futbollistët e DRITËS ftohen nga Kombëtarja e Kosovës

Mesfushori ynë, Muharrem Jashari do të jetë pjesë e Kombëtares A të Kosovës, pasi është ftuar nga përzgjedhësi Alain Giresse, për dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor, Kosova – Armenia (16 nëntor, 2022) dhe Kosova – Ishujt Faroe (19 nëntor, 2022).

Ndërsa, sulmuesi ynë Ardit Tahiri është ftuar nga Kosova U21, e cila në muajin nëntor do të mbajë një kamp stërvitor në Turqi, ku do të zhvillohë dy ndeshje miqësore me ekipe lokale në Turqi (18 dhe 21 nëntor).

Kurse, Kombëtarja e Kosovës U19 do të marrë pjesë në “Kualifikimet për Kampionat Evropian U19-Edicioni 2023”, e ku është ftuar edhe futbollisti ynë që vjen nga Akademia e klubit, Eridon Maloku.

Eridoni pritet të jetë pjesë e Kombëtares në ndeshjet kundër Ukrainës, Suedisë dhe Qipros (17,20 dhe 23 nëntor).

Klubi FC DRITA i dëshiron suksese dhe përfaqësim dinjitoz futbollistëve tanë, sikurse edhe Kombëtarës së Kosovës me të gjitha ekipet pjesëmarrëse.

You Might Also Like