Futboll

Drita dhe Gjilani mësuan kundërshtarët për kupë

Dy ekipet nga Gjilani që garojnë në Superligën e Kosovës në Futboll kanë mësuar kundërshtarët e tyre në kuadër të 1/16 së Kupës së Kosovës në Futboll.

Shorti është hedhur në  zyrat e FFK-së sot është hedhur shorti i 1/16 së Kupës së Kosovës për edicionin 2022/23.

Në kuadër të këtij rrethi FC DRITA do të takohet me KF Lirinë.

Punë më të vështirë do të ketë SC Gjilani, i cili në kuadër të këtij rrethi do të jetë mysafirë  i Trepçës në Mitrovicë.

Ndeshjet e këtij raundi zhvillohen të enjten më 17 nëntor.

You Might Also Like