Futboll

Futbollisti i futsallit Meriton Salihu po bën emër në futsallin evropian

Futbollisti i futsallit 27 vjeqari, Meriton Salihu, i cili është me prejardhje nga Gjilani dhe futbollist standard i Kombëtarës së Kosovës në futsall, me lojërat e tija po bën emër jo vetëm në futsallin Zvicran por edhe atë evropian. Salihu përveq që është një futbollist i shkëlqyeshëm, atijë i rreh zemra me të madhe për shtetin e Kosovës e për vendlindje duke dhënë kontribut të madh në Kombëtaren e Kosovës në futsall. Meritoni apo siq e thërrasin të gjithë “Toni”, tani e dy vite me mjaft sukses është duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës “Futsal Minerva” nga Berni. Me këtë skuadër tani e dy vite është shpallur kampion duke marrë pjesë në Ligën e Kampionëve të futsallit. “Eshtë liga shumë e fort në të cilën marrin pjesë 10 skuadra dhe ka një shikueshmëri të madhe, jam i vetmi shqiptarë në klub por ndihem mjaft mirë në këtë mes pasi që gjithqka është profesionale dhe secili i kryen detyrat të cilat i parashtrohen”, thekson Toni. Meritoni edhe këtë kampionat ka filluar siq është më së miri, nga 7 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 7 gola. “Eshtë një nismë e mirë, të gjithë po e japim kontributin për rezultate të mira por liga është shumë e fort dhe profesionale, ka ende shumë ndeshje për tu zhvilluar dhe shpresoj se do ta mbajë këtë tempo edhe në ndeshjet në vazhdim”, shprehet anësori i skuadrës “Futsall Minerva”. Anësori i skuadrës, “Futsall Minerva”, Meriton Salihu, me shumë sukses është paraqitur me skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve. “E gjithë skuadra ka pasur paraqitje të mirë në një konkurencë shumë të fortë me skuadrat nga Moldavia, San Marino e Bullgaria. Në kemi treguar kualitete të larta, në këto ballafaqime kam shënuar 4 gola dhe jam shumë krenar për këto paraqitje sëbashku me bashkëlojtarët e mijë”. 27 vjeqari Meriton Salihu i cili për cdo moment është për të mirën e futsallit të Kosovës, me kënaqësi i është përgjigjur ftesës së Përzgjedhësit të futsallit të Kosovës, Arben Simitqiu. “Jam shumë krenarë që i mbroj ngjyrat e shtetit të Kosovës dhe mundohem që të jap më të mirën që populli ynë të gëzohet me fitoret tona, më vjen keq që shokëve në ndeshjen e fundit miqësore me Qekinë nuk kam mundur t’ju ndihmojë për shkak lëndimit që kisha në këmb por tani gjithqka është në rregull dhe në ndeshjet e radhës do të jemi prap së bashku”, shprehet njëri ndër futbollistët më të mirë shqiptarë në futsall, Meriton Salihu. Shteti i Kosovës dhe Kombëtarja e Kosovës në futsall duhet të jenë krenar me paraqitjet e Meritonit në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar se përposë që është një futbollist shembullor ai është edhe një Ambasador i vërtetë i Kosovës.

You Might Also Like