Sot, bashkë me kryetarin Haradinaj dhe kolegë tjerë nga Aleanca, ishim në Kaçanik për të shprehur mirënjohjen dhe respektin për delegatët e Kuvendit të Kosovës të asaj kohe, në 33-vjetorin e aprovimit të Kushtetutës së Kosovës e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.
Në rrethana aspak të lehta, delegatët përmes aprovimit të aktit më të lartë juridik e politik, Kushtetutës, e krijuan bazën më të fuqishme të kohës lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Kushtetuta e Kaçanikut shërbeu si motiv shtesë edhe për përpjekjet e mëpastajshme të shqiptarëve për lirinë e Kosovës.
Historia jonë është përplot ngjarje e data historike, secila me rëndësi të veçantë e për të qëllim të përbashkët, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Përkulemi përgjithmonë para delegatëve të kohës dhe gjitha përpjekjeve për lirinë e atdheut!