Futboll

Drita U21 i prinë tabelës në Superligë

Në kuadër të Superligës U21,Drita U21 ka mposhtur Dukagjinin U21 me rezultat minimal 1:0 duke marrë kryesimin e tabelës me golashënuesin e vetëm të ndeshjes Meris Maliqi.

Trajneri Ardian Latifi ka zhvilluar katër xhiro me ekip dhe ka një seri prej tri fitoresh e një barazim, shtatë gola kanë arritur t’i shënojnë dhe kanë pësuar vetëm një.

Drita U21 ka dhjetë pikë ndërsa Llapi U21, Prishtina U21 dhe Liria U21 pasojnë pas liderit të grupit me pikë të barabarta,nëntë pikë gjithsej secila.

You Might Also Like