Sportet me dorë

Garat rajonale në Volejboll: Gjimnazi “Xhavit Ahmeti”, “Don Bosko” dhe “Metush Krasniqi” më të sukseshmit

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” pos si vatër e mësimit dhe dijes kudo në Kosovë ka po njihet edhe si vatër e sportistëve të dalluar, kurse ka vite që kjo shkollë shquhet me lojën e volejbollit, sport në të cilin po arrinë suksese të mëdha.

Edhe sivjet volejbollistët e kësaj shkolle u shpallën kampionë rajonalë, në të dy konkurrencat me vajza dhe djemë, pasi që ishin më të mirë se bashkëmoshtarët e tyre nga Vitia dhe Kamenica dhe tash me të drejtë nga ta priten suksese edhe më të mëdha në garat republikane.

Të udhëhequr nga pedagogët e sportit dhe të kulturës fizike, Blerim Shala, Selami Haziri dhe Naser Latifi, në garat që janë zhvilluar në Sallën e Sporteve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” gjimnazistët ishin të pa konkurrencë dhe plot meritë ishin të parët.

Afrim Selimi, kryetar i Sportit Shkollor në Gjilan, ka thënë se në sallën e Sportit të Gjimnazit ,,Xhavit Ahmeti” u mbajtën garat regjionale në Volejboll për regjionin tonë dhe u arritën këto rezultate:

Shkollat e mesme të ulëta Vajzat:

Vendi i parë: Shfmu,,Don Bosko” Gjilan

Vendi i dytë: Shfmu,,Dëshmorët e Vitisë” Viti

Shkollat e mesme të ulëta Djemtë:

Vendi i parë: Shfmu,,Metush Krasniqi” Kamenicë

Vendi i dytë:Shfmu,,Halil Alidema” Viti

Shkollat e mesme të larta vajzat:

Vendi i parë: Shml Gjimnazi i Shkencave Natyrore ” Xhavit Ahmeti “ Gjilan

Vendi i dytë:Gjimnazi,,Ismajl Qemajli” Kamenicë

Shkolla e mesme të larta Djemtë:

Vendi i parë: Shml Gjimnazi,,Xhavit Ahmeti” Gjilan

Vendi i dytë: ,,Kongresi i Manastirit”-Viti

“Ekipeve fituese ju dëshirojmë sukses në garat Republikane që do të mbahen së shpejti”, ka thënë Afrim Selimi, kryetar i Sportit Shkollor për Rajonin e Gjilanit.

You Might Also Like