Sportet me dorë

Megi Bislimi transferohet te gjiganti Evropian i volejbollit, Eczacibasi Dynavit

Lojtarja e re e KV Drita nga Gjilani, Megi Bislimi është transferuar te kampioni i Evropës në Volejboll ndëër femra, Eczacibasi Dynavit nga Turqia, shkruan kryelajmi.com

Njoftimi është bërë nga kryetrajneri i KV Drita, Lorik Ilazi, i cili është njëri ndëër më meritorët për sukseset e Megi Bislimit, e cila ka kaluar nëpër të gjitha kategoritë e Dritës. Në një postim të KV Drita, Lorik Ilazi ka shkruar se skuadra turke Eczacibasi Dynavit, i ka siguruar shërbimet e volejbollistes, Megi Bislimi.

Lojtarja nga Akademia DRITA, ka kohë që është në radarët e klubeve më të forta evropiane.

15 vjeçarja Megi Bislimi, e cila luan në pozitën e gjuajtëses anësore, ka dhënë kontribut të madh në sukseset e KV Drita në vitin e fundit, e po ashtu edhe në Kombëtaret U17, U19 dhe U22.

Megi është edhe vajza e ish-volejbollistes së KV Drita, Mimoza Shkodra-Bislimi, ku gjithashtu edhe mami Megit, Moza ishte lojtare e KV Drita dhe po nga Akademia jonë. Edhe babai i saj, sportist shumë i suksesshëm, Arben Bislimi ishte kampion  me ekipet e tija në dy sporte në basketboll me KB Drita dhe në volejboll me KV Drita.

“Transferimi i Megi Bislimit te skuadra turke, është një super lajm për volejbollin kosovar, e po ashtu edhe mundësi për rritjen e saj profesionale në sportin e volejbollit”, ka thënë Lorik Ilazi, kryetrajner i KV Drita

KV Drita e uron për kontratën me Eczacibasi Dynavit, duke i dëshiruar shumë suksese e fat në karrierë, Megi Bislimit.

Kryelajmi.com

You Might Also Like