Në Viti, sot kanë arritë në një vizitë triditore një ekip gazetarësh të TV TSR së njohur të qytetit dhe Kantonit të Gjenevës së Zvicrrës që e përbënin gazetarja Arabella Dyrro dhe kameramani Yvije Biffe , të shoqëruar edhe nga aktivistët mërgimtar që punojnë dhe veprojnë në Gjenevë z. Xhavit Islami dhe Tahir Shabani, dy mërgimtarët tanë nga kjo komunë dhe aktivist të njohur në Gjenevë Xhavit Islami, kryetar i Shoqatës së mergimtarve “Vitia” me seli në Gjenevë si dhe me Tahir Shabanin kryetar I shoqatës Franko-shqiptare në Gjenevë, .Ata i ka pritur në Kabinetin e tij kryetari Sokol Haliti, I cili i ka njoftuar mysafirët me rrjedhat, zhvillimet dhe të arriturat, por edhe sfidat e kësaj komune në aktualitetin e tanishëm.
E duke e njoftua kryetarin e komunës për vizitëën , kryetari Shoqatës Franko-Shqiptare z.Tahir Shabani, pasi ka falenderuar për pritjën që u bëri kryetari I Komunës, tha se qëllimi I kësaj vizite ishte që përmes gazetarve të kësaj shtëpije mediatike të njoftojnë opinionin e gjërë edhe në Zvicëlrr lidhur me punën dhe jetën në këtë komunë nga e cila
ka shumë punëtor që punojnë në këtë qytet e që janë nga komuna e vitisë.Qëllimi I kësaj vizite është që kjo shtëpi mediatike të përshkuan aktualitetin e tanishëm pikërishtë në vigjile të shënimit të jubileut 10-vjetorit të Pavarësisë së shtetit të Kosovës .Ndryshe sipas bashkbisedusit tonë z.Xhavit Islami, gjatë qëndrimit treditore të kësaj ekipe televizive do të vizitohët fshati Gjylekar ku do të bisedojnë me qytetarët si dhe do të vizitohët një shtëpi e ndërtuar me mjeetet humaniotare të një familjeje skamnore e do të ketë edhe vizita tjera në institucione por edhe intervista me qytetarë të komunës së Vitisë.Aziz Zuka