Viti

Vitia pritet të jetë partnere e USAID-it për programin “Kontratat Sociale”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e USAID-it me të cilët u bashkëbisedua rreth programit “Kontrata Sociale”. Ky takim është kryesuar nga znj. Silvia Susnjic, udhëheqëse e projektit.

Ajo bëri me dije se sipas një vlerësimi preliminar dhe kritereve te përcaktuara, komuna e Vitisë është përzgjedhur si komunë potenciale dhe partnere e USAID-it për Kontrata Sociale.

Përndryshe sipas përfaqësuesve të USAID-it, objektivi i projektit është fuqizimi i mekanizmave të pjesëmarrjes qytetare në komunë, duke aplikuar një qasje proaktive përmes aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet zyrtareve komunal dhe qytetareve, për të ndikuar që të rritet komunikimi dhe ndërveprimi ndërmjet tyre, për vendimet e përbashkëta me interes për komunitetin. Kryetari Haliti tha se vlerëson lartë projektet të tilla në veçanti për programet sociale që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve në vendimmarrje.

Ai tha se komuna të cilën ai e udhëheq do të jetë e përkushtuar që ky projekt të realizohet sa më mirë në komunën e Vitisë, duke shtuar se komuna e tij do të mbetet transparente dhe e hapur për qytetarët dhe grupet e interesit.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të tjerë nga ky program si Jetmir Bakija dhe Rozafa Ukimeraj, të cilët folën për rëndësinë e këtij programi dhe zbatimin e ti deri në vitin 2026.Aziz Zuka

You Might Also Like