Sulmuesi i Gjilanit, Gerhard Progni, ka marrë për herë të tretë çminin e Yllit të javës që ipet nga Federata dhe sponsori i Superligës.
Pas Kreshnik Ukës e Ermal Krasniqit, Gerhard Progni bëhet lojtari i tretë që e merr për të tretë herë këtë çmim. Çmimin e dytë nuk e kishte marrë për arsye se menjëherë pas pëfundimit të stinorit vjeshtor kishte udhëtuar për vendlindje. Për këtë arsye, ai gjatë ditës së sotme u nderua me dy çmimet, për xhiron e 18-të dhe për xhiron e 32-të.
Progni në ndeshjen kundër Ulpianës ka shkëlqyer duke shënuar 3 herë në portën e kundërshtarit, derisa përsëri ngritet në krye të listës së golashënuesve më të mirë në Superligës me 21 gola në total.