Shkruan : Ismet Rashiti
Nuk është aspak e lehtë të shkruash për dëshmorët. Asnjëherë nuk mund të thuhet fjala e fundit për ata që dëshmuan me jetën e tyre sa shumë e kanë dashur lirinë dhe këtë tokë të ulur sa e sa herë me gjakun më të mirë.Teksa po shkruaj për Heroin e Popullit, Pajazit Ahmeti, më delë përpara thënja e një mendimtari të madh : « Atdheu ju takon atyre që jetësisht punuan për te ». Kështu do të duhej të ishte, por në fakt realiteti tek ne, është krejt diçka tjetër. Dëshmorët kujtohen në përvjetorë, por jo edhe përditë, ashtu siç shëndrisin në çdo kohësi kristal rrezet e ngrohta të lirisë mbi gjakun e tyre.
Njëri nga këta luftetarë të devotshëm e sypatrembur në Zonën e Karadakut, është dëshmori i parë, Pajazit Ahmeti nga fshati Zhegoc i Gjilanit.
Heroi i Popullit, Pajazit Ahmeti, u lind më 07 qershor 1971, në një familje atdhetare dhe të përkushtuar për liri brez pas brezi. Edhe gjyshi tij, Pajaziti kishte bërë emër në këto anë si luftetar trim kundër forcave pushtuese çetnike serbe, duke u nisur i pari në Luftën e Ferizajit, në vitin 1944. Si fëmiju i katërt i babait Misinit dhe nënës Hanifes, Pajazit Ahmeti- Paja, qysh si fëmijë ishte edukuar dhe brumosur me atdhedashuri sipas traditave të kësaj ane dhe shembullit të luftetarëve trima si Idriz Seferi, Ramiz Cernica, Mulla Idriz Gjilani e shumë e shumë trimave tjerë të Anamoravës.
I etur për shkollë e dituri, Pajazit Ahmeti, pasi mbaron shkollën fillore në fshat, regjistrohet në Medresenë « Alaudin » në Prishtinëtë cilën e kryen me sukses. Gjatë kësaj kohe me besim të madh tek Zoti dhe populli, angazhoihet në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, ndërsa në maj të vitit 1998, vë kontaktet direkte me grupin e kolosit dheluftetarit të madh, Abdullah Tahiri, sidomos në sigurimin dhe shkëmbimin e armëve për fillimin e qëndresës në Zonën e Karadakut.Në këtë kohë bashkëpunon edhe me Ahmet Isufin e ShemsiSylën, të cilët bënin përpjekje për të organizuar Zonën Operative të Karadakut të UÇK-së. Pas këtyre kontakteve, shtëpitë e Pajazitit, Faikut dhe tërë lagja e tyre bëhen baza të forta të luftëtarëve të UÇK-së, që depërtonin nga zona në zonë. Meqë ishte fillimi i ristrukturimit të Zonës Operative të Karadakut, të gjitha veprimet dhe koordinimi i aktivitetevendërlidhej pashmangshëm me Pajazit Ahmetin- Pajën.Gjatë kësaj kohe « Edhe pse Shtabi ka qenë i vendosur në odën tonë, Paja nuk e kishte zakon të fliste për çdo aksion që ndërmerrte. Por, e di që më 15 prill 1999, Paja siç e thërrisnim shkurt, bashk me Afrim Myrtajn janë nisur me iu dërgu armë njësitit tëUÇK-së tevendi i quajtur, Hanet. Në rrugën nga drejtimi i fshatit për te Hanet, Paja befas ballafaqohet me ushtrinë serbe të cilët hapin zjarr në drejtim të Pajës dhe Afrimit. Në këtë sulm të pabarabart, përkundër rezistencës heroike, Pajazit Ahmeti ka mbetur i vrarë, ndërkaq bashkëluftetari tjetër, Afrim Myrtaj, plagoset rënd me nëntë plumba. Në këto rrethana, bie Dëshmori i Parë i Zonës Opereative të Karadakut, Pajazit Ahmeti », tregon pas kaq vitesh, bashkëshortja, Fatime Ahmeti.
Ishin ditë të vështira lufte e pasigurie kudo në Kosovë. Forcat e egra serbe kishin filluar një fushatë antishqiptare sipas elaboratit shovinist, « Tokae djegur ». Mijëra shqiptar mes krismash kishin filluar të strehoheshin në male, e kudo tjetër. Kësaj situate nuk mund ti përballonte edhe familja Ahmeti, e cila nga fshati Gadime, bashk me shumë qytetarë tjerë me traktora kishin kaluar në Shqipëri. « Në këto rrethana të vështira, të lodhur e të rraskapitur, përmes mjeteve të informimit, kemi marrë lajmin e hidhur për rënien heroike të Pajazitit »,thot bashkëshortja e dëshmorit, Fatime Ahmeti, teksa tregon me dhembje e krenari ato momente të rënda.
Në rrethana të luftës, dëshmori Pajazit Ahmeti është varrosur afër vendit të rënies, në malet e Zhegocit, ndërkaq më 17 shtator 1999, menjëherë pas çlirimit me nderime të mëdha, është rivarrosur në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan.
Heroi i Populli, Pajazit Ahmeti ka lënë dy fëmijë si drita : Miloti, i cili atë kohë kishte vetëm 2 vjet e 10 muaj dhe vajzën Qëndresën 3 muaj e gjysmë. « E vetmja gjë që më preukupon është se fëmijët po i lë të vegjël. Ende nuk kanë arritur të më njohin mirë si baba », i thot bashkëshortes, Fatimes në kohët kur, Paja zhvillonte veprimtari dhe si të thuash ishte përkushtuar i tëri për çlirimin e Kosovës. Tash Fatimja, ndihet krenare me dy fëmijët e mrekullueshëm të cilët çdo ditë e më shumë, e bëjnë të lumtur. Miloti është student i vitit të tretë në Fakultetin Juridik të Universitetit « Hasan Prishtina », ndërsa Qëndresa sapo ka filluar studimet në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës. Këto suksese, sjelljet shembullore dhe kultura e dy fëmijëve, e mbajnë të fortë, i japin shpresë dhe optimizëm në jetë, Fatimes, por gjithsesi në këto momente s’ka si të mos përmallet për Pajën, i cili gjithashtu do t’u gëzohej këtyre sukseseve të fëmijëve.
Ata që bien për Atdhe e për liri, sigurisht nuk vdesin asnjëherë. Sado që jeta nuk është e lehtë pa bashkëshortin dhe prindin, pa vëllaun dhe njeriun e afërt për të gjithë, është ideali i tij më i lartë kombëtar, është vepra e pavdekshme, kujtimi i paharuar dhe mësimet e Pajazit që i bëjnë të fortë e të pathyeshëm para valëve të jetës që në shumë momente dinë të jenë të pamëshirëshme. « Megjithatë, ne jemi pajtuar me fatin tonë dhe jemi munduar të ecim përpara duke pasur çdo herë përkrahjen e familjes sime dhe të Pajës të cilat na kanë qëndruar gjithëmonë afër dhe na kanë mbështetur aq shumë sa falë ndihmës së tyre ne kemi arritur të mbahemi të fortë përballë sfidave të jetës », thot Fatime Ahmeti, nga fshati Hajvali me prejardhje nga Mramori, duke qenë përjetë mirënjohëse. Sot, dhurata më e mirë ePajës për Kosovën janë Miloti dhe Qëndresa me të cilët krenohet familja dhe krejt Gjilani. « Me këtë rast i falenderohem vëllaut të Pajës, Sabit Ahmetit, i cili ua ka plotësuar çdo nevojë dhe dëshirë fëmijëve të cilëve përpos mallit për babain, nuk iu ka munguar asgjë tjetër.Nga shteti marrim pension si familjar të dëshmorit, ndërkaq nga komuna është ngritur busti në oborrin e objektit të Komandës së Gjashtë të TMK-së dhe një rrugë që mbanë emrin dëshmorit, Pajazit Ahmeti. Personalisht si bashkëshorte e dëshmorit nga qershori i këti viti, kam filluar një punë me kontratë në vepër në Bibliotekën e Qytetit », thot Fatimja.
Përcaktimi jetësor i Pajazit Ahmetit për luftë çlirimtare sikur e parandjente rënien e tij në moshën më të mirë 28 vjeçare. Ndaj kishte momente që gjatë bisedave me Fatimen ta porosiste : « Liria asnjëherë nuk është fituar pa gjak. Ndoshta njëri nga ata që duhet të bien për këtë tokë, mund të jemë edhe unë. Sot jam, e nesër mund të mos jamë i gjallë. Ti duhet të bëheshe fortë dhe të kujdesesh për fëmijët sikur unë të jemë çdo ditë me juve ». Kjo është porosia e fundit e dëshmorit, Heroit të Popullit, Pajazit Ahmeti. Kështu u nisë për në malet e Zhegocit, atje ku e prisnin shokët e çlirmitarës, thot Fatimja, të cilën në këto momente, sikur e tradhëtuan lotët e dhembjes dhe krenarisë që filluan ti shkëlqejnë në sy .
Të tilla janë familjet e dëshmorëve, të atyre që dhanë gjithçka për këtë tokë të skuqur disa herë me gjakun më të mirë për idealet më të larta kombëtare, për lirinë e brezave.Këto ideale, e ky gjak i derdhur, thërrasin në ndërgjegjën e të sotmës dhe të ardhmës që të përulemi me nderë e respekt para veprës së tyre lapidare ! E tillë është figura dhe heroizmi i Pajazit Ahmetit- Pajës që meriton respekt e nderim sot, e gjithëmonë në jetë !