SC Gjilani njofton për gjendjen shëndetësore të sportistit Oltion Bilalli, i cili në ndeshjen e fundit pas një duelit në ajër, ka pësuar goditje në kokë edhe pjesën e qafës.
Pas ekzaminimeve të bëra pas përfundimit të ndeshjes në Spitalin Rajonal të Gjilanit, gjendja e Oltionit është stabile dhe pa pasoja serioze.
Rikthimi në aktivitet do të bëhet pas konsulatave të radhës me stafin mjekësor të ekipit.