Futboll

Mbyllet pjesa e parë në ndeshjen Gjilani – Prishtina dhe Drenica – Drita, ja rezultatet aktuale

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Gjilani – Prishtina në të cilën ekipi nga kryeqyteti po udhëheq me rezultat 0:2.

Prishtinasit, që po luftojnë për titull të kampionit kanë qenë më të mirë në pjesëlojën e parë dhe me plot meritë janë në epërsi.

Golin e parë për Prishtinën e ka shënuar Mici nga pika e bardhë, kur me urti ka mposhtur portierin e Gjilanit, kurse goli i dytë ka ardhur nga Zyba, pak para përfundimit të pjesës së parë.

Në ndërkohë edhe Skenderaj, Drita është duke udhëhequr ndaj Drenicës me rezultat 1:0. Të vetmin gol deri më tashti e ka shënuar kapiteni Ard Limani, i cili është shërbyer mirë nga Shabani.

You Might Also Like