Futboll

Gjilan humb në fushë të vet, rrezikon të mos jetë nënkampion

Gjilan që ka siguruar daljen në Evropë dhe Malisheva që po lufton për t’i ikur barazhit kanë zhvilluar një ndeshje me plot gola në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Gjilani ka ardhur në epërsi që në minutën e tetë kur pas një veprimi vetjak me urti ka gjetur këndin e poshtëm të djathtë të portës mysafire.

Malisheva që nuk kishte çfarë të humbte me të gjitha forcat është hedhur në sulm dhe ia ka dalë që të shënojë në minutën 43 nëpërmjet Ronald Sobowale. Në fakt pas një gjuajtje dënimi nga anash, portieri i Gjilanit nuk reagoi mirë ngase topi i shpëtoi nga dora e aty afër u gjet sulmuesi i Malishevës, që e futi topin në rrjetë.

Pak para se të mbyllej pjesa e parë, Gjilani ka fituar një goditje dënimi e atë në mënyrë mjeshtërore e dha Gerhard Progni, i cili ka qëlluar këndin e epërm të djathtë të portës së Malishevës.

Malisheva sërish ka barazuar në minutën 54 nëpërmjet Ronald Sobowale në 2:2 e në minutën 67 ka kaluar në epërsi me epërsi 2:3.

Gjilani ka barazuar me një gol nga Gerhard Progni në minutën 83, kurse në aksionin vijues ka shënuar Malisheva për rezultatin 3:4./kryelajmi.com/.

You Might Also Like