Komuna e Gjilanit ka marrë sot konfirmimin e anëtarësimit në organizatën ndërkombëtare “Mayors for Peace”, me seli në Hiroshima të Japonisë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm anëtarësimin në këtë organizatë, duke thënë se kjo i jep mundësi bashkëpunimi me këtë rrjet të madh të qyteteve, jo vetëm në aspektin e paqes, por edhe atë socio-kulturor.
Misioni i organizatës “Mayors for Peace”, e cila kryesohet nga kryetari i Hiroshimës, Kazumi Matsui, është shtrirja e paqes në aspekt global me bazë kundër armëve nukleare.
Organizata është e themeluar në vitin 1982. Bënë shkëmbime mes administratave komunale për përvoja të reja dhe është rrjet që ka mbi 7 mijë qytete anëtare nga e mbarë bota.