Futboll

Gjilani angazhon edhe tre lojtarë

Klubi i Futbollit Gjilani ka sjellë në radhët e veta edhe tre lojtarë cilësorë, me ndihmën e të cilëve synon që sa më lartë të ngjitet në tabelën e klasifikimit në stinorin që është në prag.

Në një njoftim të klubit bardh e kuq është thënë se pjesë e KF Gjilani janë bërë Edmond Turku, i cili erdhi në ekipin e Gjilanit si lojtar i lirë. Ekipi i Gjilanit, gjithashtu ka huazuar një lojtar nge Trepça ’89. Bëhet fjalë për lojtarin Hasan Hyseni, kurse ekipi i Gjilanit gjithashtu ka siguruar edhe shërbimet e Pleurat Hajdinit, i cili në ekipin gjilanas erdhi nga Flamurtari i Prishtinës.

You Might Also Like