Skuadra e Gjilanit sot luajti testin e 4-të miqësor në kuadër të përgaditjeve parasezonale.Kryetrajneri i Gjilanit, Sadat Pajaziti, edhe në duelin e sotëm pati mundësinë ti provoj gjithë futbollistët e tijë të cilet i ka në dispozicion,ku ata edhe për kundër lojës së mirë që shfaqën në fushë, nuk arritën të realizojnë gol.
Vlenë të theksohet se edhe në takimin e sotëm për skuadrën kuq e bardh pushuan disa lojtarë, për shkak të lodhjes dhe problemve muskulare, ndër ta ishin edhe ardhjet e reja Kushtrim Shabani dhe Semir Hadzibulic të cilët nuk u inkuadruan në këtë takim.