Pas fitores ndaj Feroniklit në Drenas, tek ekipi i Gjilanit mbizotëron vullnet dhe shpresë e madhe se do të kenë sukses edhe ndaj Prishtinës, të cilën e kanë kundërshtarë të drejtpërdrejtë për kreun e tabelës. Menjëherë pas ndeshjes me Feronikelin, Gentjan Mezani, kryetrajner i Gjilanit ishte pyetur edhe për ballafaqimin e ardshëm ndaj Prishtinës dhe tashti, kur kjo ndeshje është në prag rikujtojmë atë që kishte deklaruar Gentjan Mezani.
“Me Prishtinën sigurisht se do të jetë një ndeshje e vështirë. Nuk ka më ndeshje të lehta. Çdo ndeshje në vijim është ndeshje e fortë, çdo skuadër luan për veten e saj, mirëpo ne do t’i bëjmë hyzmetin edhe asaj ndeshje dhe shpresoj se do të marrim rezultat tejet pozitiv dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt objektivit që i kemi vënë vetit”, ka thënë Mezani.