Futboll

Gjilani bindshëm në pjesën e parë

Gjilani ka patur paraqitjen më të mirë në këtë gjysmëstinor, duke qenë shumë më e mirë se Prishtina e Re në ndeshjen që është luajtur në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Pas një mbizotërimi në fushë, Gjilani ka ardhur në epërsi në minutën 23 me një veprim maestral të Edi Bashës. Sulmuesi I krahut që ka shpërthyer nga e majta me një veprim mashtrues vuri në lajthitje mbrojtësit dhe e me një gjuajtje të saktë me të majtën e ka qëlluar këndin e epërm të portës së Smakiqit.

Nuk kanë shkuar as pesë minuta dhe Basha sërish ka shënuar, por kësaj here nga afërsia dhe në anën e majtë, ngase shumë mirë më herët është shërbyer nga bashkëlojtarët e tij.

Në minutën 36 shënoi edhe Senad Jaroviq edhe ky nga e njëjta pozitë, pasi është shërbyer nga bashkëlojtarët e tij.

Krejt në fund të pjesës së parë, Prishtina e re ia ka dalë që të ngushtojë rezultatin në 1:3 me anë të sulmuesit të tyre Gomes, që nga afërsia shënoi për të ngjallë shpresat e ekipit të tij. /kryelajmi.com/

You Might Also Like