Futboll

Gjilani humb ndeshjen në minutat shtesë

Gjilani nuk diti të mbajë rezultatin e barabartë në ballafaqim me Prishtinën, ekip ky që edhe stinorin e kaluar I kishte shënuar në minutat shtesë.

Më afër se kurrë Gjilani ishte për të nxjerrë një barazim e ndoshta edhe për të fituar, por pakujdesia në kohën shtesë I kushtoi ekipit kuq e bardhë.

Të parët kanë shënuar vendasit në minutën 13 kur pas një dueli në mes të Shillovës dhe Kastratit, topi u bart deri te Ergyn Ahmeti, I cili nga largësia me gjuajtje të saktë arriti të mposht portierin Haxhihamza.

Më pas Gjilani pati më shumë nga loja, pati dy raste shumë të mira, por në të dy rastet më I suksesshëm ishte portieri Bekaj.

Megjithatë, Gjilanit ia doli që të barazojë në minutën 84 pas një harkimi Bekaj dhe Bushiq ishin pranë topit, I cili u dëbua deri te Greca, që me urti e dërgoi topin në rrjetë.

Kur u mendua se ndeshja do të përfundoj me rezultat të barabartë, në një kundërsulm të shpejtë topi erdhi deri te Alban Shillova, që me urti e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë për 2:1.

You Might Also Like