Futboll

Ja kush e transmeton ndeshjen Gjillani – Apoel

Radio Televizioni i Kosovës ka konfirmuar që do ta transmetojë ndeshjen e rundit të parë kualifikues në Ligën e Evropës ndërmjet Gjilanit dhe APOEL Nicosias, shkruan Gazetasheshi.com.

Tashmë RTK e ka bërë të ditur që do ta mbulojë këtë ndeshjes, e cila do të zhvillohet të enjten më 27 gusht me fillim nga ora 19:00.

Për të marrë të drejtën e transmetimit të kësaj ndeshje kishin garuar edhe disa mediume të tjera në vend, mirëpo në fund është vendosur që transmetuesi publik ta mbulojë ndeshjen.

Ndryshe, RTK kishte transmetuar edhe ndeshjen e Gjilanit të zhvilluar ndaj Tre Pennes në San Marino.

You Might Also Like