Ndeshja e cila është zhvilluar në stadiumin e “Qytetit” në Gjilan, është mbyllur me fitore të kuqebardhëve me rezultat prej 2:0.
Të besuarit e Ismet Munishit, pjesën e parë e mbyllën me epërsi prej 1:0, ku realizator ishte sulmuesi i ardhur Blerim Krasniqi.
Ndërsa epërsinë prej dy golave, e arriti në franksionin e dytë, derisa shënues ishte Fiton Hajdari.
Të dy trajnerët në këtë ndeshje kanë shfrytëzuar të gjithë lojtarët që kanë pasur në dispozicion.
