Skuadra mbyll përgatitjet për duelin kundër Arbërisë, futbollistët të gatshëm për sfidën e javës së 5-të kampionale
Mesditën e sotme futbollistët, mbajtën seancën e fundit stërvitore, në vigjilje të ndeshjes përmbyllëse të kësaj xhiroje, kundër Arbërisë.
Kryetrajneri Gentian Mezani, sot pati mundësinë që ti punoj detajet e fundit me futbollistët e tijë, për këtë sfidë e cila do të zhvillohet ditën e hëne (5 tetor), me fillim nga ora 15:00.
Lojtarët e skuadrës, sot, iu përgjigjën mjaftë mirë skemave të numrit një të shtabit teknik, ku treguan moral të lartë për sfidën kundër Arbërisë, sfidë e cila do të zhvillohetnë Gjilan.
Sikurse zakonisht, kryetrajneri Mezani, do të pasojë me listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen, e cila do të publikohet më vonë.