Futboll

Gjilani i gatshëm për ndeshjen me Feroniklin

Gjilan, 19 Shtator 2020-Skuadra e Gjilanit e udhëhequr nga kryetrajneri, Gentjan Mezani, ditën e sotme ka mbyllur përgaditjet për startin e edicionit 2020/21, në përballjen kundër Feronikelit në Drenas.

Stërvitja e sotme e cila ishte dhe e fundit para takimit të ditës së diele, u mbajtë në fushën e stadiumit “Agim Ramadani-Katana”, në Gjilan dhe zgjati rreth një orë.

Me ushtrime kryesisht të lehta, të cilat ishin në vendosje dhe detajet e fundit për këtë sfidë, futbollistët kuq e bardh shfaqën dinamizëm, i cili ka përcjellur skuadrën e Gjilanit edhe gjatë këtyre ditëve të përgaditjeve për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Kujtojmë se ndeshja mes Feronikelit dhe Gjilanit do të zhvillohet ditën e diele, me fillim ngara 13 e 30 minuta në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas dhe shkak situatës epidemiologjike të virusit Sars Cov 2, luhet pa praninë e tifozëve në stadium.

?Pamjet nga seanca e sotme stërvitore ⬇️
19/09/2020

You Might Also Like