Futboll

Ministri Hajrulla ÇEKU vizitoi klubin FC DRITA

Ministri Hajrulla ÇEKU vizitoi klubin FC DRITA

Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i komunës Alban Hyseni dhe deputetja Arbëreshë Kryeziu – Hyseni vizituan sot klubin FC Drita ku u pritën nga kryesia dhe i gjithë stafi i shkollës FC DRITA.

Vizita e ministrit Çeku pati për qëllim për t’u njoftuar nga afër me kushtet e punës dhe kushtet infrastrukturore në të cilat punojnë klubet.

Drejtori Sportiv, z.Valon Zymberi njoftoi për mënyrën e funksionimit të klubit dhe kushtet infrasrukturore të punës në të cilat gjendet klubi jonë.

Drejtori Gjeneral, z.Feti Murseli e falënderoi ministrin Çeku për përkushtimin në avansimin e sportit në përgjithësi dhe të futbollit në veqanti dhe në shenjë respekti i dha ministrit fanelën me numër 1 si simbolikë e numrit një të udhëheqësit të ministrisë.

FC DRITA falënderon ministrin Çeku për vizitën dhe i dëshiron suksese në punën e tij.

You Might Also Like